Monday , 28 September 2020

M.MADHE, TONELATA SHERBELE MBESIN STOK

Prej dy vitesh banoret e Malesise se Madhe vuajne mungesen e tregut per sherbelen ,ndersa tonelata me sherbele kane mbetur neper magazine stok. Fshati Grude-Fushe I njesise administrative te Gruemires ne bashkine Malesi e Madhe eshte kultivues I hershem I kesaj kulture ndersa tani banoret nuk po mund sigurojne treg shitjeje per te.

Banoret thone se kjo ka ndikuar keq tek ata duke qene se eshte I vetmi burim jetese per ta dhe gjetja e tregut te shitjes per kete kulture eshte e nevojshme per keta banore.

Edhe pse ne te gjitha zonat prodhuese te bimeve medicionale ne Malesi te Madhe sic eshte sherbela u premtua nga bashkia e Malesise se Madhe se do te hapej tregu I shitjes per kete te fundit banoret kete e konsiderojne si mashtrim ne kohe fushate thjesht per te marre votat.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …