Tuesday , 27 October 2020

M.MADHE ZHVILLOHET MBLEDHJA E RADHES E K.BASHKIAK.

Keshilli Bashkiak Malesi e madhe ka zhvilluar mbledhjen e radhes ku nder pikat qe ngjallen debat kane qene miratimi i statusit te shoqerise aksionere te ujesjelles kanalizime dhe shpronsimi per veprat publike. Keshilltaret demokrat i kane kundershtuar keto projekt vendime duke i quajtur te pa baza. Po ashtu keshilltaret e djathte kane hedhur akuza ndaj bashkise e cila ka rritur taksen e pastrimit por qe ne asnje vend nuk mirmbahet zona nga mbetjet.

Gjithashtu ata kane bere kerkese qe te merren masa per ndricimin e autostrades Shkoder – Hani i Hotit pasi i gjithe ky aks eshte ne erresire te plote gjate nates. Ata kane kerkuar gjithashtu qe ne mbledhjen e ardhshme te keshillit te bejne nje analize financiare te ardhurash te 6 mujorit te pare te qeverisjes.

Ne fund keshilltari demokrat Gjovalin Veshtaj ka kerkuar qe ne baze te ligjit te funksionit te qeverisjes vendore te behet largimi i keshilltarit te djathte Pjerin Spathari dhe emerimi i keshilltarit zevendesues te behet sipas listave. Kjo kerkese vjen pas emerimit si drejtor i pyjeve i ish kreut te Partise Demokratike ne Malesi te madhe njeheresh edhe keshilltar i djathte Pjerin Spathari.

Lexoni dhe kete

QYTETI I LAÇIT NEN PUSHTETIN E INERTEVE

Kjo është pamja që të ofron lagjia numer katër në qytetin e Laçit. Zona është …