Një 22-vjeçar humbi jeten, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe përfundoje në një kanal vaditës.
Aksidenti ndodhi pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Milot-Gurëz në Kurbin, ndërsa viktime mbeti shtetasi Redon Zefi banues në Gurrëz.
Sipas policisë duke drejtuar mjetin duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA956UK i riu ka humbur konttrollin dhe ka rënë në një kanal vaditës.
Nga aksidenti 22-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i mjetit si dhe errësira në rrugë.