Friday , 30 October 2020

MAKINA DEL NGA RRUGA, HUMB JETEN DREJTUESI

Një 35-vjeçar humbi jeten, pasi automjeti me të cilin po udhetonte doli nga rruga. Aksidenti ndodhi paraditen e së enjtes në aksin rrugpr Milot-Morinë, pranë fshatit Ndërfushaz të Mirditës, ndërsa viktimë mbeti Gersi Nikolli.

Ai po udhetonte i vetem me mjetin “Wolksvagen”, kur ka humbur kontrollin dhe dalë jashtë rruge. Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme 35-vjeçarit.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara është bërë shkak për aksidentin që i mori jeten 35-vjeçarit.

Lexoni dhe kete

SHKODRA NË ‘DAREN’ E KRIMEVE TË PA ZBULUARA

Rajoni i Shkodrës dy muajt e fundit ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda …