Saturday , 18 January 2020
Breaking News

MAKINA DEL NGA RRUGA, HUMB JETEN DREJTUESI

Një i ri ende i paidentifikuar ka humbur jeten, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe doli nga rruga. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës në autostraden Milot-Mamurras në afersi të fshatit Gjorm të Kurbinit.

Fillimisht automjeti tip benz që po lëvizte në drejtim të Milotit është përplasur me barrierat e rrugës dhe më pas ka përfunduar në një parcele aty pranë. Goditja ka qenë mjaft e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e mënjehershme të riut. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Laçit për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa ende nuk është identifikuar përshkak se të riut nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi me vetë.

Nga të dhënat e policisë behet e ditur se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë nga reshjet e shiut dhe shpejtësi me të cilen po lëvizjet drejtuesi i autpmjetit.

Lexoni dhe kete

MASA DRASTIKE PËR TË NDALUAR AKTIVITETIN KRIMINAL

Shumica e vrasjeve mafioze në Shqipëri ndodhin me automjete të vjedhura ose jo, por plotësisht …