MAKINA DEL NGA RRUGA, HUMB JETEN I RIU

Një i ri gjeti vdekjen, pasi humbi drejtimin e automjetit që drejtonte dhe doli nga rruga. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dieles në rrugen nacionale Laç-Mamurras, pranë fshatit Zhejë të Kurbibit. Viktimë e këtij aksidenti mbeti Florian Staka 24-vjeç banues në Bushnesh të Krujës. 24-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi autovetura që drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me një bordure anësore u përmbys.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Laçit ku do të nënshtrohet mjekësisë ligjore, ndërsa nga të dhënat përaprake të policisë bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia që po lëvizte automjeti. Ky është aksidenti i dytë që ndodh në harkun kohor të 24 oreve në rruget e Qarkut të Lezhës, pasi një tjeter aksident ndodhi mëngjesin e së dieles në rrugen e kombit ku humbi jeten një përson dhe 8 të tjere mbeten të plagosur.

Lexoni dhe kete

SHKODER/ FINALIZOHET OPERACIONI “TABACCO 2020”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “TABACCO 2020”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të …