Sunday , 13 October 2019
Breaking News

MAKINA DEL NGA RRUGA, PLAGOSEN 4 PERSONA

4 përsona kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti me të cilin udhetonin humbi kontrollin dhe i përplas me disa gurë që ndodheshin në anë tërruges. Aksidenti ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të mëngjesit të së hënës në autostraden Milot-Mamurras, pranë kryqezimit të Patokut. Të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjeksore.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, duke sjelle dëmtimin e plotë të automjetit tip ford në pjesen e përparme. Nga të dhënat përaprake të policisë behet e ditur se shkak për aksidentin eshte bere përgjumja e drejtuesit të automjetit si dhe shpejtësia tej normave të lejuara, çka i solli humbjen e kontrollit të makines që drejtonte.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NË AKSIN LEZHË – SHËNGJIN

Një 29 vjeçar nga Tropoja u aksidentua për vdekje në aksin Lezhë – Shëngjin. Viktima …