Sunday , 17 January 2021

MAKINA DEL NGA RRUGA, VDES SHOFERI DHE PLAGOSET PASAGJERI

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dieles në superstraden Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.

Një automjet tip benz me targa AA 285 VK në të cilin udhetonin dy përsona doli nga rruga dhe përfundoj pranë një biznesi aty pranë.

Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Denis Dedgjonaj 24-vjeç nga Lezha si dhe i plagos rëndë pasagjeri Ndue Pjetri.

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, teksa nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për aksidentin që i mori jeten 24-vjeçarit dhe la të plagosur një përson tjeter.

Rruget e qarkut të Lezhës vijojnë të mbesin problematike përsa i përket aksidenteve rrugore, ku vetem ne harkun kohor te dy diteve kane ndodhur dy te tille, me 1 nje viktime dhe 3 të plagosur.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 1 SHTETAS, PROCEDOHET PENALISHT 1 TJETËR

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që shpërndajnë …