MAKINA PERPLAS BIÇIKLETEN, HUMB JETEN 45-VJEÇARI

Një 45-vjeçar humbi jeten, pasi biçikleta me të cilen po lëvizte u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit të së hënës në supertraden Lezhë-Shkoder në afërsi të fshatit Mabë.

Viktime e këtij aksidenti mbeti Arben Dushku banues në fshatin Hajmel të Shkodres. Sipas burime ai ka qenë duke lëvizur me biçiklete përgjatë superstrades kur është përplasur nga automjeti.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit Dushku. Policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa shpejtësia dhe errësira në rruge dyshohet të jenë shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Lexoni dhe kete

DIGJET FURGONI, PO UDHËTONTE DREJT VALBONËS

Si shkak i një shkëndije elektrike në pjesën elektrike të furgonit që po udhëtonte në …