Breaking News

MAKINA PERPLAS MESUESEN DHE NXENESEN NE LEZHE

Një nxënëse e Gjimnazit të Lezhës dhe mesuesja e saj kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti që u regjistrua në Lezhë rreth orës 10 e 30 minuta të së premtes. Elidona Gega 23 vjeçe, mesuese e psikologjise dhe 16-vjeçarja B.Çupi u perplasen nga një automjet fuoristradë, teksa po tentonin të kalonin rrugen para kompleksit të shkollave në qender të qytetit. Të plagosurat u derguan menjehere në spital ku edhe ndodhen jashte rrezikut për jeten, ndersa drejtuesi i mjetit mercedez me targa SH 6001 E, N.T 68-vjeç eshte ndaluar nga policia. Sipas të dhënave fuoristrada nuk ishte me shpejtësi por po parakalonte një furgon të ndaluar dhe nuk i ka parë mesuesen dhe nxënësen qe po kalonin rrugen, duke sjellë edhe goditjen.

Lëvizja e mjeteve me shpejtesi në rrugen para shkollave në Lezhë nuk është një fenomen i panjohur, e kjo kryesisht në pushimin e madh dhe ne perfundim te mesimit. Ndërkohe në shumicen e rasteve edhe vetë këmbësoret nuk e respektojnë sinjalistiken edhe pse në rrugen pranë shkollave janë vijat për kalimin e këmbësoreve.Në momentin e aksidentit në afersi të shkolles duhej të kishte edhe një patrullë policie për të monitoruar qarkullimin e mjeteve në fluksin e lëvizjes së nxënësve që mund të kishte sjelle edhe evitimin e këtij aksidenti.

Lexoni dhe kete

VRASJA E FERDINAND POLISE, DETAJET

“Një motorciklet e llojit TMAX ngjyrë gri, na ka ardhur përballë dhe ka qëlluar në …