Breaking News

MAKINA PERPLAS MOTOÇIKLETEN, PLAGOSET DREJTUESI

Një përson mbeti i plagosur, pasi motoçikleta me të cilen po udhetonte u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të së merkures në superstraden Lezhë-Laç, pranë fshatit Ishull-Shëgjin. I plagosuri i cili ishte drejtuesi i motoçikletes u dërgua në spitalin e Lezhës nga ku mesohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Motoçikleta u përplas nga një automjet tip “BENZ”, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoj aksidentin i cili po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë makina e cila në tentativë për të hyre në një pike karburanti i ka ndërprere rrugen motoçikletes, duke sjellë edhe përplasjen.

 

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …