MAKINA PERPLAS MOTORÇIKLETEN, PLAGOSET DREJTUESI

Një person mbeti i plagosur rëndë, pasi motoçikleta me të cilen udhetonte u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi mesditen e së premtes në superstraden Lezhë-Shkoder, pranë fshatit Balldre.

Një foristrad Poch përplasi një motoçiklete dhe më pas goditi dhe një automjet tjeter. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar për ndihmë mjekësore ne Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.

Përplasja ka qenë e fortë, çka e dëshmon dhe dëmtimet e shumta që ka pësuar fororistrada. Rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.

Si pasojë e këtij aksidenti për disa minuta u krijua trafik i rënduar përgjatë superstrades dhe për normalizimin e lëvizjes u desh ndërhyrja e policisë rrugore.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …