Monday , 20 September 2021

MAKINA PERPLAS MOTORRIN, VDES DREJTUESI, PLAGOSET PASAGJERI

Një i vdekur dhe një i plagosur, është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e së martes në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Dy të rinj të cilët udhetonin me motorr u përplasen nga një automjet në afersi të lapidarit në Shëngjin. Për pasojë, dy të rinjtë mbetën të plagosur rëndë.

Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit për mjekim, por si pasojë e plagëve të marra 25-vjeçari, Endrit Ndreca, ndërroi jetë në spital, ndërsa përsoni tjeter që udhetonte me të shtetasi me iniciale A.P ka mbetur i plagosur rëndë. Pasi mori ndihmen e parë nga bluzat e bardha në Lezhë ai është transportuar drejt spitalit të Traumes në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti i cili po hynte në një parking, duke sjellë edhe përplasjen e fortë. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin shtetasin me iniciale L.Ç nga Prizreni për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lexoni dhe kete

DËMTOHET RËNDË NË PUNË NJË 43-VJEÇAR NË LAÇ

Një 43-vjeçar nga Lushnja mbeti i plagosur rëndë, pasi u aksidentua ne punë. Ngjarja ndodhi …