Saturday , 18 January 2020
Breaking News

MAKINA PERPLAS PER VDEKJE KEMBESOREN

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në aksin e vjeter rrugor Milot-Laç, në vendin e quajtur “Ish – Uzina e Superfosfatit”. Sipas policisë A.G. 23-vjeç banues në Milot duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar këmbësoren Zamira Daci 44-vjeçe, banuese në Laç.

Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 44-vjeçares. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin i cili po merret në pyetje rreth ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që i mori jeten Zamira Dacit e cila ka qenë duke lëvizur në anë të rruges.

Lexoni dhe kete

PERPLASEN DY MAKINA, HUMB JETEN NJE PERSON

Një përson humbi jeten pas përplasjes së dy automjeteve në superstraden Lezhë-Shkoder. Aksidenti ndodhi rreth …