Saturday , 7 December 2019

MAKINA PERPLAS PER VDEKJE KEMBESORIN

Një këmbësor humbi jeten, pasi u përplas nga një automjet në rrugen e kombit segmenti Milot-Rrëshen. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës pranë “Rrethrrotullimi i Milotit”, ndërsa viktima është Mentor Farruku nga Dibra. Ai u përplas nga një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë.Këmbësori humbi jeten disa ore pas aksidentit në spitalin e Traumes në Tiranë, pasi kishte pësuar dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.

Nga veprimet paraprake të policisë bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga këmbësori i cili siç duke nuk e ka parë automjetin që po lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi i automjetit që u përfshi në këtë aksident është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …