Thursday , 27 February 2020

MAKINA PERPLASET ME MINIBUSIN, 1 I VDEKUR DHE 8 TE PLAGOSUR

1 person mbeti i vdekur dhe 8 te tjere u plagosen pas perplasjes se nje automjeti me nje minibuz, ne rrugen e kombit prane Rubikut. Viktima i identifikuar si Led Caka udhëtonte në këtë veturë që pas aksidentit përfundoi e ndarë më dysh në rrugë.

I riu udhëtonte nga Rubiku drejt Milotit, ndërsa minibusi me turistë në krahun e kundërt. Në këtë vend, dy mjetet u gjenden përballë, pasi 28 vjecari nga Rubiku dyshohet se kishte kryer një parakalim të gabuar. Goditja ka qenë e fortë dhe mjeti ka përfunduar duke u përplasur edhe më bordurën anësore të rrugës.Aty vetura është ndarë më dy pjesë sic tregojnë edhe këto pamje.

Për ekspertët është tregues se 28 vjecari po udhtonte me shpejtësi shumë të lartë. Ndërsa për shkak të goditjes 8 persona në autobusin që udhetonte drejt Burrelit mbetën po ashtu të plagosur.Ata janë dërguar në Spitalin e Mirditës ku janë nën kujdes mjekësor jashtë rreziku për jeten.

Lexoni dhe kete

AKU BLLOKON 385 KG PRODUKTE USHQIMORE NË PKK TË HANIT TË HOTIT

Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër gjatë kontrollit zyrtar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit …