Friday , 13 December 2019

MAKINA PERPLASET ME MURIN, PLAGOSEN 3 PERSONA

Tre përsona kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonin doli nga rruga dhe u përplas me një mure anash rrugës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, pranë vendit të quajtur Kthesa e Gjelit.

Nga aksidenti mbeten të plagosur Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumes në Tiranë. Goditja ka qenë e fortë, duke ju shkaktuar dëtime të shumta të plagosurve që sipas burimeve ndodhen në gjendje të rëndë për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtesia me të cilen po lëvizte drejtuesi i automjetit, duke bërë që ai të humbasë kontrollin dhe të përplaset me murin në anë të rruges.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJË 25-VJEÇAR NË MURIQAN

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Muriqan. …