Tuesday , 26 October 2021

MAKINA PERPLASET ME MURIN, PLAGOSET DREJTUESI

Një përson mbeti i plagosur, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes në segmentin rrugor Lezhë-Rrilë, pranë fshatit Barbulloj.

Një automjet tip benz doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese, e për pasoje mori dëmtime drejtuesi i cili po lëvizte i vetem.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili dyshohet se është shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara.

Lexoni dhe kete

NANO U PËRCAKTON DETYRAT DREJTUESVE TË RINJ TË POLICISË NË QARQE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të reja në …