MAKINA PERPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET NJE GRUA

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetonte humbi kontrollin dhe u përplas me një shtylle. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së martes në dalje të qytetit të Lezhës.E plagosura e cila ishte pasagjere u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa bëhet e ditur se pasi mori ndihmen e parë mjeksore ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Nga se mësohet në momentin e aksidentit në automjetin tip BMW i cili po lëvizte në drejtim të Lezhës kanë qenë dhe dy përsona të tjerë, por që fatmirëisisht nuk kanë marrë dëmtime.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësi me të cilen po lëvizte drejtuesi mjetit, ndërsa ky i fundit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Nga aksidenti u bllokua për disa minuta lëvizja e automjeteve në dy anet e superstrades, ndërsa për normalizimin e qarkullimit u desh ndërhyrja e policisë rrugore.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …