MAKINA PERPLASET ME TRAJLERIN, PLAGOSEN 2 PERSONA

Dy përsona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor i cili ndodhi paraditen e së mërkures në superstraden Lezhë-Laç, pranë ures së Milotit. Një autoveture tip Benz goditi nga pas një trajler e për pasojë mbeten të plagosur drejtuesi i autovetures dhe një pasagjer që udhetonte me të.

Ata janë dërguar me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumes në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jeten. Policia e cili mbërriti memnjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Qarku i Lezhës ka qenë nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe dëbores këtë të mërkures. Dëbora ka zbardhur zonen e Mirditës, por fatmiresisht pa krijuar probleme në akset rrugore të cilat janë të gjitha të kalueshme.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKUESTROHEN 95 KG DROGE DHE 11 MIJE EURO

Policia e Lezhës ka goditur një rast tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar …