Tuesday , 29 September 2020

MALAJ: TËRMETI, VLERËSIMI I DËMËVE DHE RINDËRTIMI NJË SFIDË E VEÇANTË

Kostoja e vlerësimit të dëmeve dhe e rindërtimit pas tërmetit do të jetë një sfidë e veçantë. Por, fatkeqësia ndodhi dhe thirrja ime është që të ringrihemi dhe ti kthehemi normalitetit. Kështu u shpreh nga Shkodra, ish-ministri i financave Arben Malaj, që sipas tij fondet duhet të jenë transparente.

Arben Malaj është edhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe me propozim të kryeministrit Edi Rama. Për këtë, Malaj thekson se do ndjek rrugët ligjor dhe nuk bën debat për një karrige.

Ndër të tjera, Malaj kërkoi më shumë bashkëpunim nga forcat politike, sidomos në situatën e tërmetit.

Lexoni dhe kete

PËRBALLIMI I SITUATËS SË COVID-19

Përballimi i situatës së Covid-19 kërkon angazhimin e të gjitha strukturave dhe bashkëpunimin me personelin …