Friday , 27 November 2020

MALAZEZI MARTINOVIÇ NUK E BIND STAFIN, LARGOHET NGA VLLAZNIA

Lojtari malazez i ardhur në provë tek Vllaznia Nikolla Martinoviç, nuk ka arritur dot të bindë stafin teknik. Ai ka zhvilluar vetëm dy seanca me kuqeblutë dhe në fund të tyre, ka qenë trajneri Cungu ai që i ka bërë të ditur vendimin për të mos e patur më në planet e tij ngaqë nuk ka treguar asgjë nga vlerat që priteshin. 24 vjeçari që luante në kategorinë  e tretë malazeze në pozicionin e mbrojtësit të majtë në këtë mënyrë u bë lojtari i parë i ardhur për provë tek kuqeblutë por në fakt nuk ka qenë një lojtar i kërkuar nga drejtuesit e skuadrës por i sugjeruar nga një ish- futbollist i Vllaznisë.

Stafi teknik nuk ka qenë shumë i kënaqur edhe me komentet e bëra në lidhje me ardhjen e këtij lojtari sepse vetë Cungu pat deklaruar që nuk do të ketë më futbollistë në provë. Gjithsesi, në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë që do të vijnë për t’u testuar. Kjo ngaqë, lojtarët e kampionatit shqiptar kanë refuzuar të vijnë në Shkodër. E ndërsa puna për merkaton vazhdon, tek Vllaznia ka lindur një problem tjetër.

Kapiteni Ndriçim Shtubina prej dy ditësh nuk është paraqitur në stërvitje dhe burime pranë tij bëjnë të ditur se arsyeja kanë qenë disa pretendime financiare të tij. Bëhet fjalë për rrogën e muajit maj të cilën futbollistët ende nuk e kanë marrë. Por më shumë sesa për këtë rrogë, një reagim i tillë i kapitenit ka ardhur edhe duke parë ndoshta pasigurinë për të ardhmen. Megjithatë, një çështje e tillë pritet të zgjidhet shumë shpejt. Drejtuesit e klubit duken të angazhuar për t’i dhënë një përgjigje të gjithë problemeve aktuale që kanë futbollistët dhe stafi teknik sepse një garanci të tillë e kanë marrë në takimin që kanë zhvilluar para pak ditësh me kryebashkiaken Ademi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISË SË FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten …