Saturday , 25 November 2017

MALESI E MADHE, RRITJA E ÇMIMIT TE UJIT TE PIJSHEM

Mungesa e ujit te pijshem vijon te jete nje problematike e pazgjidhur ne bashkine Malesi e Madhe. Edhe pse pjesa me e madhe e banoreve te kesaj bashkie nuk furnizohen me uje te pijshem, ne asnje periudhe te vitit, paradoksi qendron tek fakti se kjo bashki ka rritur cmimin e ujit te pijshem. E nje gje e tille rendon edhe me teper ne xhepat e qytetareve te bashkise Malesi e Madhe. Kjo ka shkaktuar pakenaqesi te shumta tek qytetaret e Koplikut, ku per Tv Rozafa ato e pranojne se ne pjesen me te madhe te kohes u mungon uji i pijshem. Sipas tyre, rritja e cmimit eshte absurde dhe e papranueshme, pasi nuk kane mundesi ta paguajne per shkak te mungeses se punesimit dhe te ardhurave.

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak Malesi e Madhe, ky vendim u shoqerua me debate dhe akuza te forta vecanarisht nga keshilltaret e djathte, te cilet kritikuan edhe drejtorine e ujsjelles-kanalizime.

Lexoni dhe kete

BANORET E THETHIT: KERKOJME TAPITE, PO NA GJOBISIN!!!

Banoret e Thethit kërkojnë tapitë e pronave, të trashëguara nga të parët e ku kanë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin