Saturday , 25 November 2017

MALESI E MADHE, SEKUESTROHEN 67.5 Kg KANABIS SATIVA

 

Vijon operacioni në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi për kapjen e tre shtetasve që transportonin lëndën narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjezit kanë konstatuar tre shtetas të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes ku dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Menjëherë kanë njoftuar grupin Operacional të DVKM Shkodër, Policinë e Malësisë së Madhe si dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike në shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi.

Policia Kufitare gjatë krehjes së zonës ka gjatur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”

Po vijon krehja e zonës në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para pergjegjësisë penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

GRABITET NJE SUPERMARKET NE LEZHE

Një supermarket është grabitur në rrugen e “Shtrausit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin