Saturday , 20 January 2018

MALESI E MADHE, ZJARRI NE FSHATIN GASHAJ RREZIKOI BANESAT

Nje zjarr i permasave te medha ka perfshire mesditen e se Shtunes territorin e Njesise administrative Kastrat  ne Bashkine Malesi e Madhe. Nga flaket e zjarrit eshte perfshire fshati Gashaj, ku zjarri rrezikoi edhe banesat, pasi favorizohej edhe nga era dhe flaket u perhapen me shpejtesi. Pas renies se zjarrit dhe perkeqesimit te situates, ne vendngjarje kane mberritur mjetet zjarrfikese te repartit ne Malesi te Madhe, ku nga situata qe po rendohej nga flaket e shumta me pas u kerkua dhe nderhyrja e sherbimit zjarrfikes te Bashkise Shkoder, si dhe nje grup i forcave te nderhyrjes se shpejte. Ato punuan per shuarjen e flakeve ku vetem pas disa ores u vune nen kontroll vatrat e zjarrit duke e normalizuar gjendjen.

Fshati Gashaj ishte zona me e rrezikuar nga zjarri, nderkohe ka pasur zjarre ne Hot,  Rranx dhe Veshti, por ne keto 3 zona situata ka qene nen kontroll. Gjithashtu, ne fshatin Vukpalaj te Kastratit ne Bashkine Malesi e Madhe ka rene zjarr ne nje siperfaqe me shkurre, ku si pasoje e zjarrit u dogj nje siperfaqe rreth 200 ha me shkurre. Nderkohe, edhe ne malin Cukal, Shllak te Bashkise Vau-Dejes ka rene zjarr ne nje siperfaqe me shkurre.

Bashkia Malesi e Madhe eshte perfshire nga vatra te shumta zjarri gjate sezonit te veres, ku pjesa me e madhe e tyre sipas burimeve te repartit zjarrfikes kane qene zjarrvenie te qellimshme nga persona te papergjegjshem.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PLAGOSET ME THIKE 21-VJEÇARI

Një debat midis dy të rinjve nga Lezha, ka degjeneruar në përplazje fizikë ku për …