MALI I ZI HAP KUFIRIN ME 6 KORRIK?

Mali i Zi pritet të hënën e 6 korrikut të heq kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria dhe Kosova, si shkak i sezonit turistik dhe rëndesës që i bëhët situatës ekonomike në vend për shkak të këtij bllokimi.

Konfirmimi ka ardh nga Kreu i Komunës së Ulqinit Loro Ndrekiq, i cili është shprehur se mos ardhja e turistëve nga Kosova dhe Shqipëria në Ulqin dhe në qytetet tjera bregdetare po dëmton turizmin. Ndërsa ende nuk ka një vendim të Qeverisë së Malit të Zi rreth kësaj hapjes, ndërsa kjo e fundit pas vendimit të vendeve të BE-së që shtetet e Ballkanit pjesa më e madhe e tyre përvec Malit të Zi dhe Serbisë mund të udhëtojnë lirisht në këto vende, ka vendosur që për secilin shtet të vendos njëherë në 10 ditë.

Nga ana tjetër, mali i Zi ka pasur të lejuar hyrjen për shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vendim i cili është ende në fuqi të atyre shtetasve që kanë të kryer testin e tamponit jo më largë se 48 orë. Por pas presionit të biznesit të turizmit duket se edhe qeveria e Malit të Zi ka nisur të ndryshoi vendim, duke parë edhe situatëne ekonomike të vendit. Por edhe vetë Mali i Zi po përballet me një situatë në rritje të rasteve të infektuar me COVID 19, cka ka cuar deri në pezullimin e disa aktiviteteve, sic jane tubimet publike, dasmat, klubet e natës etj.

Por sa do jetë real ky vendim pritet fundjava kur Këshilli Teknik Shëndetësor i Malit të Zi të vendos nëse do ketë hapje apo jo.

Lexoni dhe kete

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. …