Saturday , 5 December 2020

MALI I ZI NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE

Në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet e 11 parlamentare ku të drejtë vote kanë 540,026 prej tyre, do te vendosin këtë të dielë se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në parlament për katër vitet e ardhshme. 11 lista zgjedhore po marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, 2 prej tyre jane listat shqiptare. Qytetarët mund të kryejnë të drejtën e tyre të kushtetuese në gjithsej 1217 vendvotime në 24 njësi vendore ose sic komuna.

Qëndrat e votimit janë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite. Në zgjedhje garojnë Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik. Kjo e fundit mbështet lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë. Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione. Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI.

Shqiptarët synojnë dy mandate. Kujtojmë këtu se politika shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë në mënyrë masive dhe të mbështesin partitë shqiptare. Procesi i votimit po vijon normalisht në Mal të Zi, ku 24 mijë shqiptarë kanë të drejtë vote.

Lexoni dhe kete

BASHA: DO E LARGOJMË TË KEQEN, SHQIPTARËT E DUAN NDRYSHIMIN

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte këtë të enjte në një fasoneri në Lezhë. …