Monday , 25 January 2021

MALI I ZI SHTRËNGON MASAT KUNDËR COVID-19

Numri i rritur i rasteve me COVID 19-të në vendin fqinjë te Malit te Zi ka bërë që ky i fundit të marr masa shtënguese. Duke nisur nga dita e sotme autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e Malit të Zi.

Mbajtja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike. Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura. Për shkak të rrezikut jashtëzakonisht të lartë epidemiologjik të paraqitur nga grupe të caktuara, aplikimi i masave vijuese të miratuara më 30 qershor është zgjatur deri më 6 gusht, ku ndalohet klubeve disko / bare dhe klubeve të natës / bare, dhe nalimi i organizimit të dasmave, diplomimit, ditëlindjev dhe festimeve të tjera private.

Zbatimi i masave të miratuara më 7 korrik është zgjatur deri më 30 korrik, ku: Ndalon mbajtjen e programevr argëtuese dhe muzikore në ambientet e hotelierisë (restorante, kafene, kafiteri, restorante hoteliere dhe ambiente të ngjashme me hotelierinë), përfshirë bare të plazhit (koncerte, shfaqje live nga muzikantë dhe grupe, shfaqje live nga interpretues DJ, etj.)

Ndërpritet puna e komisioneve të shkallës së parë sociale-mjekësore në fushën e mbrojtjes sociale dhe fëmijëve në qendrat për punë sociale.

Lexoni dhe kete

DËMET E SHKAKTUARA NË BUJQËSI NGA PËRMBYTJET

Përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e NënShkodrës kanë shkaktuar dëme të shumta në …