MALI JUSHIT, 40 BANESA RREZIKUAN NGA ZJARRI

Rreth 40 banesa kanë rrezikuar në fshatin Mali Jushit, bashkia Vau Dejës si shkak i një zjarri të rënë prej dy ditësh. Vetë banorët me mjete rrethanore dhe 30 forca të ushtrisë kanë arritur që pas dy ditësh të shuajnë flakët e zjarrit. Vatra ishte afruar deri në 50 metër afër shtëpive në kodër duke rrezikuar ndjeshëm. Banorët tregojnë momentet e vështira që kanë përjetuar.

Në total janë rreth 10 hektarë që janë djegur nga flakët e zjarrit. Dëmet janë vetëm në pyjë dhe kullota ndërsa është arritur që të shpëtohen banesat që ndodheshin aty afër. Një ditë më parë në Shkodër ishin edhe tre zjarre të tjera për të cilat janë neutralizuar.

Lexoni dhe kete

15.5 KG KANABIS, ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT 37-VJEÇARI NGA SHKODRA

37 vjecari Genc Nikshiqi ka rënë në prangat e policisë Kufitare të Muriqanit pasi me …