Breaking News

“MALI KOLAJ” AKTIVIZOHET NJE VATER E RE ZJARRI

Pavarsisht permiresimit te situates, ende mbeten aktive disa vatra zjarri ne qarkun Shkoder. Nje vater e re eshte aktivizuar ne afersi te Kishes, ne Mali kolaj, pjese e njesise Administrative Velipoje, ku administrata e zonave te mbrojtura eshte angazhuar me mjete rrethanore per shuarjen e zjarrit.Po ashtu  Vatrat e zjarrit në fshatin Lumzi dhe Lumbardhë në Fushë- Arrëz janë shuar. Shërbimi zjarrfikës, forca të pyjores, vullnetarë të mbështetur nga ajri dhe me helikopterë, pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me bredh, pishë dhe lis. Emergjencat civile bejne me dije se ne te gjithe vendin Tetë vatra zjarri në vend janë ende aktive, por gjithsesi, 5 më pak se tre ditë më parë. Emergjenca Civile njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Berat, Tiranë, dhe Gjirokastër dhe Fier.Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 11 automjete, 21 forca vullnetare si dhe helikopterë.Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Lexoni dhe kete

BIEN AKSIDENTET ME VDEKJE

1 në 5 aksidente kanë tregues sjelljen e këmbësorit, është ky përfundimi i nxjerr nga …