Sunday , 25 October 2020

MALI KOLAJVE, 72- VJETORI I “MARTIREVE TË DEMOKRACISË”

Mos te harrojmë të kaluarën pasi nuk do mund të ndërtojmë të ardhmen, apeli erdhir nga kryetari i unionit mbarëkombëtar të ish te perndjekurve politik Besim Ndregjoni gjatë aktivitetit përkujtimor të “Martireve të demokracisë” të zonës së Mal Kolajve në Velipojë. Në të njëjtën linjë kryetarja e bashkisë Shkoder, Voltana Ademi dhe deputeti i qarkut Shkoder Tom Doshi kërkuan që jo vetëm të mos harrohet e shkuara por të respektohet kontributi i këtyre martirëve për këtë vend.

Për arqipeshkvin e Shkodres Imzot Agelo Massafra, memoriali i “Martireve të demokracisë”  të jetë një nxitje për të bërë të mira në këtë vend.

Familjarë, të afërm, anëtarë të shoqatës së ish të përndjekurve dhe pushtetit vendor u bënë pjesë e këtij përkujtimi, pranë memorialit të ngritur në nderim të 12 burrave te zonës, të cilet nje pjese e tyre u pushkatuan nga regjimi, te tjere u vrane ne kufi apo vdiqen burg, nga viti 1945 dhe deri në 1981.

Lexoni dhe kete

NIS PUNA PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “MYZYRAJ” NË DOBRAÇ

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në Dobraç të Njësisë Administrative Rrethina, faza …