Breaking News

MALOTA “BLINDOHET” NË SHKODËR, PRITEN LOJTARË TË TJERË

E ndërsa përgatitjet e ekipit të Vllaznisë do të zhvillohen në Shkodër, tek Vllaznia po vijon puna për përforcimin e skuadrës me lojtarë të tjerë. Pikësëpari pritet që nga e hëna ekipi të jetë i plotë në stërvitje sepse me të mendohet të bashkohet edhe mbrojtësi Malota për të cilin po flitet shumë këto ditë. Klubi shkodran përmes drejtorit sportiv Firat e ka bërë të qartë se për këtë lojtar nuk ka ardhur asnjë ofertë dhe prandaj ai do të vazhdojë të zbatojë kontratën që ka me Vllazninë. Po ashtu Firat ka zbuluar edhe një fakt tjetër, atë se lojtarë të ndryshëm të Kamzës i janë ofruar atij por në respekt të etikës së futbollit, i ka refuzuar ato sepse siç dihet këto dy ekipe do të ndeshen me njëri- tjetrin për kupë më 23 janar në Shkodër.

Përveç Malotës, me ekipin nga e hëna pritet të bashkohet edhe mbrojtësi tjetër, Dan Ignat i cili ka qenë në Rumani për të festuar me familjen e tij festat e fundvitit. Duke patur në dispozicion të gjithë kontigjentin e lojtarëve me të cilin mbylli gjysmën e parë të sezonit, Vllaznia më pas do të mendojë për të forcuar ekipin edhe me 2-3 lojtarë të tjerë. Për momentin ende nuk ka emra konkretë por drejtuesit po përqiqen që të shohin shumë alternativa si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Pritet që gjatë këtyre ditëve të vijë edhe një lojtar nga Kosova për provë. Trajneri Lika ka kërkuar përforcime në të tre repartet dhe drejtuesit e klubit do bëjnë çmos që t’ia plotësojnë kërkesat e tij.

Vllaznia është në vend të parë në kampionat dhe synon ta mbajë atë deri në fund për të arritur objektivin që ka, ngjitjen në Superligë. Por nga ana tjetër, edhe në Kupën e Shqipërisë ka synimet e veta dhe për të bërë këtë gjë, skuadra duhet të ketë një organikë sa më të plotë.

Lexoni dhe kete

ZYRA RAJONALE E FSHF-së ORGANIZON KUPËN “PAULIN NDOJA”

Tradita e mirë e nisur në Shkodër për nderimin e figurave të futbollit, ka vijuar …