Thursday , 1 October 2020

MALOTA: VLLAZNIA PO NDËRTON NJË SKUADËR TË MIRË

Luan prej dy sezonesh tek Vllaznia dhe po ashtu ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar, prej së cilës mund t’i vlerësojë ashtu si duhet gjërat. Renato Malota, mbrojtësi i kuqebluve duket i kënaqur me mënyrën si po shkojnë përgatitjet e këtij fillim-sezoni. Po ashtu, në një prononcim të dhënë për mediat, ka folur edhe për merkaton, punën e stafit teknik por edhe për objektivat që do të ketë skuadra.

Malota flet si titullar dhe lojtar me shumë përvojë. Ai e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar dhe duhet t’i besojmë kur thotë se Vllaznia do të bëjë një skuadër të mirë. Në fund të fundit, kampionati është shumë pranë dhe këtë do të kemi mundësi ta shohim në fushën e lojës.

Lexoni dhe kete

AKADEMIA VLLAZNIA HAP DYERT PËR FËMIJËT E SHKODRËS

Një aktivitet shumë interesant ka qenë ai I paradites të së dielës në fushën sportive …