Monday , 28 September 2020

MALOTA: VLLAZNIA SYNON PIKË NË ÇDO NDESHJE

Miqësorja e djeshme ndaj Veleçikut I ka vlejtur jo pak ekipit shkodran I cili tashmë do të fillojë të mendojë për sfidën e rradhës, atë ndaj Teutës. Për mediat ka folur mbrojtësi I Vllaznisë Renato Malota I cili mendon se me përforcimet e bëra Vllaznia tashmë është më e fortë dhe ajo do të tentojë të marrë pikë në çdo ndeshje, përfshi këtu edhe atë me Teutën javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, trajneri I Veleçikut Besnik Duli është shprehur se skuadra që ai drejton është gati për startin e kampionatit.

Një sezon më parë këto dy ekipe luanin me njëri- tjetrin në të njëjtin kampionat dhe në fund I arritën objektivat që kishin. Sivjet është ndryshe, megjithatë objektivat I kanë të njëjta dhe pjestarët e tyre janë të bindur se do ia dalin t’I arrijnë sërish objektivat që kanë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA MIQËSORE ME KUKËSIN TË SHTUNËN NË TIRANË

Nuk kanë fund miqësoret për ekipin e Vllaznisë. Mosnisja ende e kampionatit të ri, ka …