Sunday , 29 November 2020

MAMURRAS, URA E DROJES RREZIKON SHEMBJEN

Ura e Drojës në Mamurras rrezikon të shembet për herë të dytë për shkak të cilësisë së dobët të rindërtimit që kushtoi rreth 1 milion euro.

Reshjet e shiut të javës së kaluar nxorrën në pah problemet.

Këmbët e urës kanë pësuar gërryerje të mëdha, ndërsa pjesët mbrojtëse të saj janë shkatërruar pas reshjeve intensive të shiut dhe dëmtime ka pësuar dhe rruga në këtë zonë.

Banorët thonë se gjendja e urës është dëshmia e abuzimit dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi rrezikojnë izolimin para se të vijë dimri.

Ura e Drojës u rindërtua nga fillimi në vitin 2018-të, por cilësia e dobet e punimeve po rrezikojnë sërish ekzistencen e saj.

Lexoni dhe kete

TERMETI U DEMTOI BANESEN, 12 MUAJ JETESE NE ÇADER

Prej 12 muajsh, kjo çader është streha e vetme e familjes Murati në Fushe Milot …