Sunday , 29 November 2020

MANASTIRLIU: BRENDA VITIT PËRMBUSHIM ANGAZHIMIN PËR MAMOGRAFI NË ÇDO SPITAL RAJONAL

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Lezha deklaroi se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal.

Deklarata u bë në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit. Manastirliu theksoi se viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm.

Aktualisht mamografët e lëvizshëm janë në Lushnje dhe Bulqizë, ndërsa do të vijojnë gjatë muajit Tetor në Kuçovë dhe Milot.

Lexoni dhe kete

TERMETI U DEMTOI BANESEN, 12 MUAJ JETESE NE ÇADER

Prej 12 muajsh, kjo çader është streha e vetme e familjes Murati në Fushe Milot …