Breaking News

MANASTIRLIU: NË SHQIPËRI ASNJË RAST ME KORONAVIRUS

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se çdo informacion duhet marrë në rrugë zyrtare, nga strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe jo përmes burimeve të tjera që ministrja i quajti të rreme. Gjatë mbledhjes së Task-Forcës, Manastirliu tha se Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus, ku vetëm 6 raste që janë analizuar nga ISHP kanë rezultuar negative.

Gjithashtu, Manastirliu ka qetësuar qytetarët lidhur me gjendjen e maskave në vend për të përballuar koronavirusin. Ajo tha se spitalet janë të furnizuara, ndërsa shtoi se tregu ka mjaftueshëm stok për të përballuar kërkesën.

Ndërkohë, pas kontrolleve, udhëtarëve që vijnë nga zona me risk u merren edhe adresat e qëndrimit për të paktën dy javë, ku kontaktojnë vazhdimisht me mjekët dhe qëndrojnë në vëzhgimin e tyre, brenda kohës 2 javore që koronavirusi mund të shfaqet tek rastet e dyshuara.

Lexoni dhe kete

BASHA, TAKIM ME PUNONJËS TË FASONERIVE

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të enjte një takim me punonjës së fasonerive në Fushë …