Saturday , 27 November 2021

MANASTIRLIU: VAKSINIMI E VETMJA MBROJTJE NGA COVID

Ministrja e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu, ka komentuar situatën pandemike në vendin tonë. Manastirliu në fjalën e saj ka bërë me dije se qëllimi i tyre i vetëm është vaksinimi masiv i popullatës për të qenë të mbrojtur nga çdo përhapje e mundshme e Covid.

Ajo është shprehur se pritet që Komiteti Teknik i Vaksinimit të shpallë dhe vendimin për një dozë përforcuese për një kategori të caktuar qytetarësh dhe fillimin e vaksinimit për grupmoshën + 16 vjeç dhe fëmijët 12 vjeç që vuajnë nga sëmundje.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të afërmve të tyre.

Sipas Manastirliut qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura në çdo universitet për të shmangur problematikën dhe vonesën që mund të kenë studentët për tu vaksinuar. Ajo u ka bërë apel të rinjve që të vaksinohen, pasi arma e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi.

Lexoni dhe kete

MORI KRITIKA NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA

Pas kritikave të drejtpërdrejta që mori nga kryeministri Edi Rama, Bashkia Malësi e Madhe ka …