Tuesday , 16 August 2022

Manipulimi i zgjedhjeve ne komunen e Dajçit ne Lezhe

Prokuroria e lezhes ka thirrur per te deshmuar mbi 40 votues te komunes dajc ne lezhe. Hetimet e nisura prej 3 vitesh i referohen denoncimit te bere nga kandidati i majte rrok rroku per manipulim te zgjedhjeve me 8 maj 2011. Burime nga prokuroria e lezhes kane bere te ditur se pjese e hetimit do te jene disa votues qe mendohet se ne daten e zgjedhjeve nuk kane qene te pranishem ne shqiperi, por rezultojne te kene votuar me 8 maj.

Veprimet e fundit te prokurorise jane komentuar edhe nga ish kandidati i majte per komunen e dajcit ne lezhe rrok rroku. Sipas tij hetimet per dy qendra te tjera votimi ne kete njesi vendore do te faktojne se manipulimi eshte me i madh se ai i faktuar tashme edhe nga gjykata. Rroku ka shtuar se do te vazhdoje betejen me drejtesine ne menyre qe te eleminohet vjedhja e votes se shqiptareve.

Hetimet e zhvilluara deri me tani per manipulimin e zgjedhjeve te 8 majit 2011 ne komunen e dajcit kane nxjerre fajtor 8 komisionere ne qendren e votimit te fshatit dragushe, te cilet edhe jane denuar nga gjykata.

Lexoni dhe kete

PERPLASEN 2 MOTORÇIKLETA, PLAGOSEN 4 PERSONA

KatĂ«r persona mbeten tĂ« plagosur, pas pĂ«rplasjes sĂ« dy motorçikletave nĂ« aksin rrugor LezhĂ«-ShkodĂ«r. Aksidenti …