MANJANI: DRAFT- PROPOZIMI YNE NUK ISHTE POLITIKE. ZRPP E LEZHES SKANDAL!

Puna ne Zyren e regjistrimit te pasurive ne Lezhe eshte e shpartalluar, dhe me punonjes qe nuk realizojne sherbimet ndaj qytetareve.Kjo ka qene deklarata e Ministrite te Drejtesise Ylli Manjani gjate prezantimit kryeregjistruesit te ri ne hipoeken e Lezhes. Duke iu referuaj kesaj situate, Manjani ka deklaruar se askush nuk do te kete mbrojtjen e askujt pasi jane aty vetem per te sherbyer.Eshte e pafalshme qe ky institucion nuk komunikon me institucionet e tjera vendore dhe nuk e imagjinoj sesi mund te komunikohet me qytetaret.
Nderkohe drafti i paraqitur nga Ministria e Drejtesise tek grupi i eksperteve te reformes ne Drejtesi eshte nje reflektim mbi situaten aktuale dhe nje propozim teknik i eksperteve te caktuar nga kjo ministri dhe se nuk flitet per propozim politik. Ky ka qene komenti qe i ka rezervuar ministri i drejtesise Ylli Manjani grupit te eksperteve te larte qe nuk e shqyrtuan draft projektin e paraqitur prej tyre. Sipas tij ne kete Ceshtje nuk ka vend per diskutim dhe se jane ne pritje te celjes se debatit politike.
Ministri i drejtesise Ylli Manjani ka prezantuar si kryerigjistrues te ri ne hipoteken e Lezhes Ardjan Simonin, i cili menjehere ka deklaruar se do te riktheje besimin e humbur te ketij institucioni tek qytetaret lezhjane.

Lexoni dhe kete

PD KUNDËR ZGJEDHJEVE ME 30 KORRIK NË UNIVERSITETE

Përveç studentëve, edhe Partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të ministrisë së arsimit për zhvillimin …