Vazhdojnë deklaratat në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe atë që po ndodh në orët e fundit.
Pasi anëtarët socialistë bojkotuan komisionin e reformës dhe komisionin ad-hoc, negociatori i LSI-së, Ylli Manjani ka konfirmuar se negociatori i kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për formulën e të gjitha institucioneve.
“Agaçi ra dakord që formula e zonjës Nuland të jetë e vlefshme për të gjitha institucionet e drejtësisë”, u shpreh Manjani nga selia e Kuvendit.