Thursday , 6 October 2022

MANOVRA TE RREZIKSHME DHE DRIFT NE MES TE QYTETIT

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin 2 drejtues mjetesh që rrezikonin përdoruesit e tjerë të rrugës dhe prishnin rendin e qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, në “Rrethrrotullimin e Katedrales”, Lezhë, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, Policia e Lezhës, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve të shfaqur në video.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur masën administrative 40.000 lekë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN NË KURBIN

Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi …