MARASHI: SUKSESET E ATLETIKËS SHKODRANE DO VAZHDOJNË

Ecuria shumë e mirë e atletikës shkodranë në këto 28 vitet e fundit, e shoqëruar me fitimin e 20 titujve kampionë, do të jetë e suksesshme edhe për të paktën 5 vitet e ardhshme sepse po punohet mirë me moshat. Kështu ka deklaruar kryetrajneri i ekipit të Vllaznisë Albert Marashi në studion e “Sport Arena” mbrëmjen e së hnës ku ai ka qenë i ftuar.

Në këtë emision është folur edhe për suksesin e ekipit kombëtar të futbollit të femrave dhe i ftuar në studio ka qenë trajneri i portiereve të kësaj kombëtareje Elis Legata i cili e ka cilësuar arritje ecurinë e tij në eliminatoret e fundit të kampionatit botëror.

Gjatë minutave të këtij emisioni me gazetarin Admir Uruçi dhe zëvendëstrajnerin e ekipit Vllaznia B, Admir Mehja të cilët kanë folur për problematikat e futbollit por njëkohësisht kanë shprehur bindjen se ekipet e Vllaznisë do ia arrijnë të realizojnë objektivat që kanë në këtë fund-sezoni.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI I SUPERLIGËS, VLLAZNIA PRET ATË TË SË PARËS

Mesditën e së mërkurës në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i …