MARASHI: VLLAZNIA SYNON TITULLIN E 21-të KAMPION NË ATLETIKË

Të shtunën në Korçë do të zhvillohet kampionati kombëtar i atletikës për të rinj. Kryetrajneri i Vllaznisë Albert Marashi, në një prononcim për televizionin Rozafa shprehet se edhe në këtë kampionat, ashtu edhe në atë të të rriturve, atletët shkodranë do të synojnë fitimin e të dy titujve kampionë, që do të jenë të 11-tit rradhazi për to.

Puna që bëhet çdo ditë në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” dhe elementi cilësor që stërvitet tek ekipi i Vllaznisë, sipas Marashit janë tregues që konfirmojnë dominimin e atletikës shkodrane edhe për disa vite të ardhshme.

Garat e 20 vjeçarëve që do të zhvillohen këtë të shtunë pritet të dhurojnë edhe rezultate të larta nga atletët e Vllaznisë dhe përveç titullit kampion si ekip, pse jo edhe ndonjë rekord kombëtar.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …