Pavarësisht deklaratave te deputetit të qarkut Shkoder Tom Doshi për përfundimin e ndërtimit të kullës së Prekë Calit brenda vitit 2018- së bashkia e Malësisë së Madhe nuk do të lejojë ndërtime në këtë zonë pa u sqaruar fillimisht se kush ka të drejtën e pronësisë në këtë ndërtesë.
Deklarata ka ardhur kryetari I bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj gjatë nje deklarate për shtyp. Marinaj ka deklaruar institucioni që përfaqëson është I gatshëm për bashkëpunim por duhen zbatuar ligjet e shtetit shqiptar.
Nga ana tjetër deputeti Tom Doshi përpara disa ditesh ndërsa vizitoi geërmadhat e shembura nga inspektoriati ndertimor I bashkise se Malesise se Madhe deklaroi se brenda vitit 2018- te kjo kulle do te perfundoje.