MARK GJOKA FESTON 60-VJETORIN E LINDJES DHE 40-VJETORIN E NGJITJES NE SKENE

Kantautori i njohur mjeshtri i madh Mark Gjoka ka festuar 60-vjetorin e lindjes, si dhe 40-vjetorin e ngjitjes në skenë.Me ketë rast nën kujdesin e Altin Prenges në ambjentet e Mrizit të Zanave në Fishtë të Lezhës u organizua një veprimtari e veçantë e titulluar të ruajmë rrënjet tona, ndërsa merrnin pjese politikan, artist si dhe miq e bashkëpunëtor të kantautorit Gjoka.Ky i fundit falenderoi të gjithë bashkëpunëtoret të cilët kanë qenë një mbështetje e vazhdueshme për të.

Në fjalen e tyre të pranishmit vlersuan veprimtarinë artistike të Mark Gjokes, që sipas tyre në këto 40 vite i dha shumë artit dhe kultures në Mirditë dhe Lezhë.

Aktiviteti zgjati për disa orë dhe u shoqëruar nën ritmet këngeve të artisteve të pranishem, ndërsa në këtë 60-vjetor të lindjes nuk munguan surprizat për mjeshtrin e madh Mark Gjoka.

Lexoni dhe kete

“E VERTETA E HIDHUR 2”, PERKTHYER NGA TEOLOGU HAMJA

“E vërteta e Hidhur 2”, një libër i shkruar nga dijetari i njohur Shejkh Muhamed …