MARK KROQI LARGOHET NGA DREJTIMI I SK VLLAZNIA

Pas 8 vitesh në krye të Sportklub Vllaznia, Mark Kroqi tashmë nuk do të jetë më drejtor i tij. Emri i njohur i volejbollit shkodran i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të Bashkisë sepse duke përfituar nga statusi i ish- deputetit, përfiton daljen në pension të parakohshëm.

Për këtë arsye, të mërkurën e ardhshme ai mbush 60 vjeç dhe si rrjedhojë ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij klubi sepse tashmë edhe jeta e tij është në mes Shqipërisë dhe Amerikës, vend ku jetojnë fëmijët e tij.

Për këtë arsye, Kroqi ka mbledhur në një banket të gjithë administratën e klubit si dhe trajnerit e tij, për t’i falenderuar për bashkëpunimin shumë të fryshëm që kanë patur gjatë gjithë këtyre viteve.

Për mediat, ndërkohë ai është i lumtur për kontributin e dhënë gjithë këto vite në drejtimin e këtij klubi…

Pas largimit të Mark Kroqi, tashmë duhet pritur vendimi i kryebashkiakes Ademi për të mësuar emrin e pasuesit të tij në postin e drejtorit të Sportklub Vllaznia.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ & BURRAJ NË POLONI PËR EUROPIANIN

Dy atletët shkodranë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj që prej ditës së dielë ndodhen në …