Friday , 27 November 2020

MARKU & DUNGA: KJO VLLAZNI ËSHTË NDRYSHE

Fitorja 3-2 e Vllaznisë ndaj Tiranës, i ka entuziasmuar të gjithë shkodranët dhe jo vetëm.

Një fitore e arritur në limitet e ndeshjes, falë golit të shënuar nga sulmuesi Dunga, ka bërë që të gjithë të shpërthejnë në festë. Protagonisti i këtij goli duke folur për mediat pas ndeshjes, nuk e ka konsideruar një gol hakmarrje ndaj ish- skuadrës së tij.

Përkthimi: Nuk është gol për hakmarrje, por për fitoren, ky është qëllimi ynë. Jam i kënaqur të luaj te Vllaznia sepse çdo gjë është në rregull dhe po shkon mirë.

Më shumë minuta? Është në dorë të trajnerit, unë do shfrytëzoj të gjithë minutat që do luaj. Golin ia dedikoj familjes dhe gruas sepse ata më mbështesin në çdo hap që bëj në karrierë dhe kudo.”, përfundon sulmuesi kenian.

Në të njëjtën linjë me Dungën është edhe autori i dy golave të tjerë të Vllaznisë në këtë ndeshje, Herald Marku, i cili vlerëson edhe ndryshimet që ka pësuar skuadra këtë sezon…

9 pikët e marra në 3 ndeshjet e para të kampionatit, e kanë bërë Vllazninë të jetë kryesuese me meritë e renditjes, megjithatë tashmë festa është lënë pas dhe skuadra ka nisur përgatitjet për sfidën e së mërkurës me Teutën në Durrës.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …