Monday , 26 October 2020

MARKU: VLLAZNIA KA OBJEKTIV MARRJEN E FITORES NĖ VLORĖ

Pėr Flamurtarin ndeshja e nesėrme do tė jetė “pėr jetė a vdekje” megjithatė edhe Vllaznia nuk ka objektiv tjetėr pėrveē fitores nė kėtė takim. Kjo ėshtė deklarata e bėrė njė ditė para kėtij takimi nga mbrojtėsi i skuadrės shkodrane Antonio Marku nė konferencėn e sotme pėr shtyp. Numri 3 i kuqebluve ka bėrė tė ditur se Vllaznia po kalon njė moment tė mirė dhe do tė kėrkojė qė ta vazhdojė atė edhe nė ndeshjen e Vlorės.

Ekipi shkodran ka zhvilluar mesditėn e sotme stėrvitjen e fundit dhe mė pas ka marrė rrugėn drejt Vlorės ku tė premten nė orėn 18.00 do tė luajė ndaj Flamurtarit. Pėr kėtė takim, trajneri Cungu nuk do tė ketė tė gatshėm pėr arsye dėmtimi disa futbollistė si Hoxha, Gurishta, Hebaj, Dibra e Kapaklija megjithatė kjo nuk do t’i pengojė kuqeblutė do tė kėrkojnė fitoren nė kėtė ndeshje.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …