Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

MARKU: VLLAZNIA DO TENTOJË FITOREN NË GJIROKASTËR

Vllaznia do të mundohet të lërë pas humbjen me Teutën dhe në takimin e së shtunës ndaj Luftëtarit do të kërkojë të marrë fitoren. Kështu ka deklaruar në konferencën e shtypit të kësaj pragndeshje mbrojtësi i saj Antonio Marku.

Marku vjen nga një dëmtim i gjatë dhe duket se tashmë është rikuperuar plotësisht prandaj dhe pritet që në Gjirokastër ta nisë nga minuta e parë në formacion. Vetë ai ka deklaruar se gjendja e tij është e mirë.

Sakaq, i pyetur në lidhje me problemin e shtyrjes sërish të marrjes së rrogave, mbrojtësi kuqeblu ka deklaruar.

Për ndeshjen ndaj Luftëtarit që do të luhet të shtunën pasdite në Gjirokastër, trajneri Cungu ka menduar të bëjë disa ndryshime në formacion, me të cilat do të kërkojë të marrë rezultat pozitiv.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FITON THELLËSISHT 7-1 MIQËSOREN ME “VLLAZNINË B”

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 miqësoren e luajtur pasditen e së shtunës …